Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Sipas Kurtit populli i Malishevës është varfëruar sepse është shtuar korrupsioni

Popullsia e Malishevës është varfëruar sepse korrupsioni është shtuar. Me 22 tetor janë dy rrugë: ajo e përsëritjes dhe ajo e ndryshimit.

Kështu është shprehur lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, para qytetarëve të Malishevës gjatë tubimit zgjedhor të mbajtur nga partia e tij.

Kurti tha se numri i ndryshimit është numri i VV-së dhe numri i fitores është numri 10.

Ai tha se qeveria bëhet me shërbim për zhvillim dhe se kandidati i VV-së për kryetar të Malishevës Adem Berisha është nisja e ndryshimit dhe zhvillimit në këtë komunë.

Ai tha se politikanët që kanë bërë gabime duhet të pensionohen ndërsa ata që kanë bërë krime duhet të dënohen.

Edhe Kurti zotohet për projekte në Malishevë, Rahovec e Suharekë Zgjedhjet 2026 Kurti zotohet për projekte në Malishevë, Rahovec e Suharekë

Kandidati për të parin e Malishevës nga Lëvizja Vetëvendosje, Adem Berisha tha se Malisheva ka përjetuar vite të vështira gjatë okupimit, rruga që e hapi UÇK nuk u ndoq nga të gjithë, pasi që Nisma sipas tij nuk drejtoi Malishevën siç duhet. Berisha tha se qytetarët në këtë komunë, as nuk pyeten as nuk merren parasysh.

Berisha shtoi se pushtetet kërkojnë tenderë dhe pasurim, e ndërsa populli po varfërohet.