Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Shaqir Totaj takon dorë më dorë banorët e Zhurit

Kandidati për kryetar të komunës së Prizrenit nga PDK, Shaqir Totaj, i shoqëruar nga ministri i MKRS-së, Kujtim Gashi, dhe kandidatët për Kuvend Komunal që vijnë nga Zhuri, zhvilluan takim me banorë dhe biznese në Zhur, nga ku, siç shkruan në komunikatën e PDK-së, morën mesazhin e qartë se Zhuri mbetet bastion i pakontestueshëm, me fitore të njëpasnjëshme, prej vitit 2000.

Totaj tha se PDK-ja ka qenë dhe mbetet parti e kthesave të mëdha në historinë e re të Kosovës, duke qenë determinuese e politikave zhvillimore dhe shtetndërtuese.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai u zotua se me përkrahjen e Forcës së Ndryshimit për Prizrenin, me numër 94, do të vazhdojnë investimet në Zhur, dhe se fokus të veçantë do të ketë edhe për Ansamblin “Emin Duraku” dhe Klubin e Futbollit “Vëllazëria”, që shumë shpejt do të bëhet me stadium të ri.

Totaj tha se nga Zhuri kanë dalë figura të mëdha të çështjes kombëtare dhe të shkencës, “kështu që çdo herë kur vi këtu, kam një emocion të veçantë”.

Sipas një komunikate të PDK-së, banorët e Zhurit e mirëpritën platformën dhe vizionin e PDK-së dhe të kandidatit për kryetar të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, “duke garantuar se në zgjedhjet e 22 tetorit, Zhuri do të votojë, masovikisht, për numrin 94 dhe kryetarin Shaqir Totaj, për shkak se ka shumë arsye për të vazhduar të jetë besnik ndaj Partisë Demokratike të Kosovës”.