Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Qytetarët presin ndryshime në qeverisjen e Istogut

Procesi i votimit në Istog ka nisur me kohë dhe qytetarët për të tretën herë po votojnë për kryetarin që do t’i përfaqësojë gjatë katër vitet e ardhshme.

Janë 49.150 qytetarë me të drejtë vote që kanë mundësi të votojnë sot për kryetarin e komunës së Istogut.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Menaxheri i Qendrës më të madhe të votimit në Istog, Ibrahim Bytyqi, thotë se vendvotimet janë hapur me kohë dhe s’ka pasur ndonjë problem.

“Sa i përket kësaj qendre, vendvotimet janë hapur në ora 7:00 pa asnjë problem, nuk ka pas as mungesë të materialit, as të stafit, çdo gjë ka filluar me rregull”, tha ai, raporton kp.

Qytetarët pasi votuan thanë se po votojnë për të ardhmen e tyre më të mirë.

Mujë Bajrami tha se vota është e shenjtë dhe populli e dinë kush është i mirë e kush i keq.

“Duhet me pas ndryshime, secili njeri e pa që ndryshimet tona janë pak të acaruara, duhet me pas ndryshime, unë jam për atë, dhunën e gjykoj shumë dhe korrupsionin dhe për fat të keq ka korrupsion, ka censurë, virusi është gjithandej njerëzit tanë duhet të bëhen të vetëdijshëm, rinia jonë duhet të bëhet e vetëdijshme”, tha ai.

Sherif Byqtyqi, pasi votoi tha se ndryshimet janë bërë çdoherë me nder në Istog.

“Ndryshimet kanë qenë çdoherë, jo për keq por për mirë, Istogu i ka kryer me nder këto si çdoherë“, tha Bytyqi.