Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është dënuar me 3 mijë e 300 euro gjobë për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore.
Vendimi për dënimin është marrë nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa bazuar në ankesën e BIRN dhe Internews Kosova.
Sipas vendimit të PZAP-it, Mustafa shkeli kodin zgjedhor kur në postimin e tij të datës 17 tetor në profilin e tij të Facebook publikoi fotografi me fëmijë të cilët mbanin bluza me mbishkrimin Lidhja Demokratike e Kosovës, raporton “Kallxo.com”.
Fushata zgjedhore për zgjedhjet komunale 2017-ës është shoqëruar me shumë shkelje të kodit të zgjedhjeve nga ana e partive politike.
Ekipi i Monitoruesve të BIRN dhe Internews Kosova deri më tani ka dorëzuar 110 ankesa në PZAP prej të cilave partitë politike deri më tani janë dënuar me 98 mijë euro.
-
Mustafa për dënimin nga PZAP-ja: Plaçkë ndaj partive politike
-
Rreth 170 mijë euro gjoba për partitë që thyen rregullat, prin LDK-ja
-
Veliu dënohet me 3 mijë euro për foto me fëmijë në fushatë
-
Ahmeti dënohet me 2 mijë euro për foto me fëmijë në fushatë
-
LDK-ja gjobitet me 5000 euro për pjesëmarrjen e fëmijëve në fushatë