Para selisë së Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, tashmë janë mbledhur qytetarë të shumtë në përkrahje të kandidates të PDK-së, Valdete Idrizi.
Ata janë parë me vetura dhe flamuj të shumtë të PDK-së nëpër rrugët e Mitrovicës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKandidatja për kryetare të Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Valdete Idrizi, tha para mediave se nuk mund të precizojë saktë shifrat, por fitorja e PDK-së është duke u thelluar bindshëm.
“Rezultatet janë shumë të mira nga terreni, nuk mund të flas me shifra konkrete, por ajo që e di me siguri, fitorja është duke u thelluar bindshëm”, ka thënë Idrizi.