Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, pasi ka votuar, tha se sot vendoset për të ardhmen e rinisë.
Madje, kreu i AKR-së, theksoi se do të duhet t’i dedikohet krejtësisht rinisë.
“Unë do të thosha që kjo ditë është dashur dhe duhet t’i dedikohet rinisë. Sot vendoset për ardhmërinë e rinisë, çdo gjë që bëjmë mendoj se duhet të jetë e koncentruar të gjeneratat e rinisë. Unë i ftoj të dalin të votojnë për ardhmërinë, të votojnë për një jetë më të mirë, të votojnë për një perspektivë për rininë tonë”, tha Pacolli, raporton KP.
Pacolli me tutje shtoi se kjo ditë e zgjedhjeve komunale është ditë e rëndësishme për të gjithë.
Artikuj të ngjashëm
-
Pacolli në Viti: Rinia është aseti më i madh që ka Kosova
-
Behgjet Pacolli është dorëhequr nga pozita e kryetarit të AKR-së
-
Pacolli: Kosova do të ishte krejtësisht ndryshe, nëse do të qeveriste AKR-ja
-
Pacolli: Në demokraci është e rëndësishme ta pranosh rezultatin
-
AKR-ja kërkon që Pacolli të jetë kandidat për president