Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Pacolli premton zhvillim ekonomik dhe jetë më cilësore në Kodrën e Trimave

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli ka premtuar se do ta ndryshojë rrënjësisht cilësinë e jetesës dhe perspektiven për të rinjtë në Kodrën e Trimave, po ashtu ka premtuar se të ndërtojë shkollën e mesme.

“Kodra e Trimave ka nevojë për zhvillim të ekonomisë dhe infrastrukturës. Por ndryshimi po vjen. Ne do ta ndryshojmë rrënjësisht cilësinë e jetesës dhe perspektivën për të rinjtë. Nuk do të lejojmë që në këtë zonë të mungojë shkolla e mesme, shërbimet publike, apo urbanizimi që në këtë lagje është lënë pas dore. Prandaj, Prishtinës i duhet një menaxher që vepron, në vend të politikanëve që vetëm flasin”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo