Kandidati i AKR-së për të parin e Prishtinës, Selim Pacolli tha sot se 30 mijë vetura që hyjnë dhe dalin çdo ditë në Prishtinë po e pamundësojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve të kryeqytetit.
Sipas tij, zhvendosja e institucioneve, që ndodhen në kryeqytet, në periferi të tij është prioriteti i qeverisjes të AKR-së, e për këtë ai thotë se i kanë siguruar fondet.
“Sot jemi këtu për t'iu bërë me dije Qeverisë sonë që të krijojnë kushte për të rinjtë tanë. Programi im politik është që të fillojmë nga Qeveria e Kosovës. Andaj ne jemi zotuar që qytetarëve t'iu ofrojmë hapësira. Unë sot kërkoj që edhe institucionet t'i bashkohen kësaj nisme”, tha Pacolli.
Sipas tij, rinia e Prishtinës duhet të jetë target i të gjitha kompanive të mëdha evropiane. “Unë nuk premtoj, ne ofrojmë alternativa. Ne nuk ofrojmë premtime, ne ofrojmë alternativa për të gjithë qytetarët e Prishtinës”, ka thënë Pacolli, raporton KP.
-
Pacolli zotohet për zbatim të premtimeve
-
Selim Pacolli: Si kryetar i Prishtinës, do të heq dorë nga paga dhe vetura zyrtare
-
Pacolli: Programi ynë shpresë për Prishtinën
-
Pacolli premton autobusë dhe trena ekologjikë në Prishtinë
-
Pacolli thotë se çdo lagje në Prishtinë do ketë linjë të veçantë të transportit publik