Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Pacolli premton autobusë dhe trena ekologjikë në Prishtinë

Selim Pacolli, kandidat i AKR-së për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e 22 tetorit, ka premtuar autobusë dhe trena ekologjikë si zgjidhje të problemit të sigurisë dhe trafikut në kryeqytet.

Ai ka thënë se në mandatin e tij parasheh edhe futjen në funksion të një sistemi inteligjent të menaxhimit të trafikut dhe shtrirjen e sinjalizimit vertikal dhe horizontal.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të gjitha këto masa sipas Pacollit do të kombinohen edhe me thellimin e bashkëpunimit me institucionet e sigurisë, në mënyrë që fëmijët të jenë të sigurt pranë shkollave.

Pacolli konfirmoi që në programin e tij parashihet edhe ndërtimi i nënkalimeve dhe mbikalimeve pranë shkollave ku rreziku që po hasin fëmijët është i një niveli shqetësues.