Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, me të cilin bisedoi për organizimin e zgjedhjeve lokale që do të mbahen këtë të diele në vendin tonë.
“Të gjitha institucionet e vendit kanë ndërmarrë të gjitha masat që çdo qytetari të Kosovës t’i garantohet e drejta që të votojë, i lirë, pa frikë, në ditën e zgjedhjeve”, u shpreh Thaçi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShefi i misionit të OSBE-së Braathu ka shprehur gatishmërinë e OSBE-së për mbështetjen në organizimin e zgjedhjeve.
“OSBE do të mbështesë KQZ-në në organizimin e zgjedhjeve në gjithë territorin e Kosovës, posaçërisht në pjesën veriore të Kosovës”, u shpreh Ambasadori Brathu.
Thaçi gjatë takimit tha se Kosova ka ndërtuar traditë të mirë në organizmin e zgjedhjeve.
“Kosova ka dëshmuar se ka ndërtuar traditë të mirë në organizimin e zgjedhjeve fer, të lira dhe demokratike. Besoj se kjo praktikë e mirë do të rikonfirmohet edhe në zgjedhjet e së dielës, që do të mbahen në vendin tonë”, ka theksuar presidenti Thaçi.