Burim Ahmetaj nga Qendra e Numërimit të votave ka paraqitur raportin në mbledhjen e KQZ-së.
Ai ka thënë se në këtë qendër janë duke u procesuar votat. Ahmetaj ka thënë se deri më tani janë procesuar 98 për qind e formularëve. Pas kësaj ka thënë se do të procesohen votat me kusht dhe ato me postë.
Sipas tij, do duhet edhe dita e nesërme për t’i procesuar të gjitha votat. Ahmetaj po ashtu ka bërë të ditur se deri tani janë anuluar 22 zarfe të votimit me kusht në 8 vendvotimet në të cilat nuk ka pasur nënshkrim të votuesve në listë.
Në Prizren ka shkuar në rinumërim votash një vendvotim, transmeton KP.
KQZ-ja ka miratuar raport të prezantuar nga Ahmetaj në bazë të të cilit anulohen 22 zarfe të votimit me kusht dhe një vendvotim shkon ne rinumërim.
Edhe
Rinumërohen 73% e vendvotimeve
Vendvotimi që do të shkojë në rinumërim është 20008a/01R.
Në Prizren, pas rezultateve të para prin Mytaher Haskuka i Vetëvendosjes me 329 vota më shumë se Shaqir Totaj i PDK-së.