Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Nisma premton se Gadimen do ta bëjë qendër urbane

Nisma për Kosovën ka shpalosur programin qeverisës për komunën e Lipjanit, ku zyrtarë të këtij subjekti janë zotuar se do të transformojnë fshatin Gadime në një qytezë të zhvilluar të Kosovës.

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, theksoi mundësinë e madhe që qytetarët e Lipjanit kanë për të votuar kandidatin e subjektit që ai e drejton, Heset Sahitin, i cili ka programin më të mirë qeverisës për këtë komunë, transmeton ksp.

Ai vlerësoi lart figurën e Sahitit, duke thënë se asnjë kandidat i subjekteve tjera nuk mund të krahasohet me të.

“Asnjë komunë në Kosovë nuk e ka mundësinë të ketë një kandidat të ndershëm, të devotshëm, kombëtar, i përgatitur, me përvojë, njeri që afron dhe bashkon njerëzit, njeriu që një jetë ia ka kushtuar jo Lipjanit, po krejt Kosovës, Heset Sahiti”, tha ai.

Limaj foli edhe rreth gjendjes aktuale në komunat e Kosovës ndërsa shtoi se me Nisma për Kosovën, komunat do të kenë zhvillimin e merituar.

Edhe Nisma synon ta bëjë Lipjanin “hambarë të Kosovës” Zgjedhjet lokale Nisma synon ta bëjë Lipjanin “hambarë të Kosovës”

“Sot është koha të zhvillojmë vendin, të hapim fabrika. Sot është koha t’i ndihmojmë bujkut në punët e tij, është koha t’i ndihmojmë ndërmarrësit, me mbështet me e ruajt prodhimin vendor, me i ndihmua me hap vende të reja të punës”, theksoi Limaj.

Kandidati i Nisma për Kosovën për kryetar të Lipjanit, Heset Sahiti ka premtuar para elektoratit në Gadime se me qeverisjen e tij, Lipjani do të marrë një pamje tjetër.

Politizimi i arsimit, sipas Sahitit, është shumë i theksuar derisa u zotua se do ta luftojë këtë dukuri. Ai shtoi se shëndetësia lë shumë për të dëshiruar dhe për këtë tha se do të ketë prioritet përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

E prioriteti kryesor i qeverisjes së tij nëse zgjidhet kryetar komune, Sahiti thotë se do jetë zhvillimi e Gadimes me gjithë infrastrukturën përcjellëse si dhe promovimi i Shpellës së Gadimes.

Edhe Selmanaj premton qendër sportive e pishinë olimpike në Prizren. Ferati zhvillimin e turizmit në Istog Zgjedhjet lokale Selmanaj premton qendër sportive e pishinë olimpike në Prizren. Ferati zhvillimin e turizmit në Istog

“Gadimja me qeverisjen time do të jetë një qendër urbane. Gadimja nuk e meriton këtë stagnim në të cilin është sot. Janë bërë disa rrugica dhe asfaltime, por kjo nuk mjafton. Gadimja duhet të jetë një qendër urbane, një qytezë e ardhshme e Kosovës... Unë jam që ta depolitizoj arsimin... Do të krijojmë hapësira gjelbëruese, lidhjen e Gadimes me atë pjesën atje ku bëhet rekreacioni në Malin e Gadimes”, tha ai.

Po ashtu Sahiti premtoi se do të punohet në cilësi dhe zhvillim infrastrukturor të Lipjanit, përderisa premtoi edhe trajtimin e ujërave të zeza, ujë 24 orë, stadium dhe fushë të sportit.