Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka thënë se raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit kanë gjetur parregullsi të mëdha në menaxhimin e Komunës së Prishtinës në vitet 2014-2016.
Sipas LDK-së, në këto parregullsi përfshihen edhe “paaftësia në shpenzim buxheti, paaftësia në planifikim buxheti, paaftësia në realizim të të hyrave”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Këtu po ju paraqesim me fakte vetëm ato pjesë të shkeljeve që janë evidentuar në raportet e auditimit dhe që kanë ndikuar direkt në rënien e buxhetit të Komunës dhe humbjet në realizimin e investimeve në Prishtinë”, thotë komunikata e LDK-së.
1) Dobësi në planifikim dhe në realizim të buxhetit,
2) Realizim i ulët i të hyrave
3) Përdorimi i fondeve në kundërshtim me ligjin për ndarje buxhetore
4) Dobësi në menaxhimin e të hyrave
5) Dobësi në menaxhimin e shpenzimeve
6) Avancet e pa mbështetura me kontrata
7) Vonesa në përfundimin e projekteve
8) Angazhimi i parregullt me staf të përkohshëm
9) Pagesat e parregullta dhe të pa sakta për paga
10) Dosjet e pa kompletuara për personelin
11) Mungesa e raporteve mbi formën e shpenzimeve të mjeteve
12) Jo efektivitet në mbledhjen e borxheve
13) Mos kryerja me kohë e obligimeve
14) Dobësi në procedurat dhe pagesat e subvencioneve dhe mallrave
15) Mos hartimi i projekteve zbatuese pa plan detal të ndërtimit
16) Mos respektim i procedurave të prokurimit
17) Dobësi në ekzekutimin e kontratave
18) Humbje e përkrahjes nga donatorët
19) Dështim në zbatimin e procedurave të pagesave
20) Angazhimi i personelit në kundërshtim me LMFPP
21) Rekrutimi i stafit në kundërshtim me rregulloret dhe udhëzimeve administrative
22) Pa rregullsi në dhënien e lejeve ndërtimore
23) Largimi i punëtorëve nga puna pa bazë të arsyeshme ligjore
24) Dobësi në menaxhimin e tatimit ne pronë
25) Mungesë e mekanizmave për menaxhimin e garancioneve
26) Inkasim i të hyrave të paligjshme dhe dëmtim të investitorëve dhe qytetarëve
27) Hyrja në obligime financiare në kundërshtim me LMFPP dhe krijimi i kostove shtesë të interesave dhe gjobave
28) Ekzekutimi i shpenzimeve nga kodi i investimeve kapitale të cilat i përkasin kategorive mallra dhe shërbime
29) Zbatimi me vonesë i vendimeve të KPMSHC
30) Pranimi i shërbimeve para nënshkrimit të kontratës
31) Gjenerimi i shpenzimeve shtesë të panevojshme.
“Humbjet në investimet kapitale në katër vitet e fundit janë si pasojë e keqmenaxhimit të buxhetit. Keqmenaxhimi financiar në Komunë të Prishtinës nuk është vlerësim politik por është fakt dhe është evidentuar edhe në raportet e auditimit të bëra vit pas viti nga Zyra Kombëtare e Auditimit”, thotë ndër të tjera LDK.
“Zyra Kombëtare e Auditimit e Republikës së Kosovës është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar, i cili me Kushtetutën dhe ligjet e vendit gëzon pavarësi funksionale, financiare dhe operative. Raportet e auditimit tregojnë që Komuna e Prishtinës nën qeverisjen e Ahmetit ka pas defekte serioze”, përfundon komunikata e LDK-së.
Ndërsa në fund kanë paraqitur edhe dokumentet/raportet e Auditimit për vitet 2014-2016:
http://zka-rks.org/wp-content/uploads/2017/07/RaportiAuditimit.KPR.2016.Shqip.50520.pdf
http://zka-rks.org/wp-content/uploads/2017/06/RaportiAuditimit.KPR.2015.Shqip.763234.pdf
http://zka-rks.org/wp-content/uploads/2017/06/sq.Raporti.Final.Prishtina.349186.pdf