Një gabim teknik i bërë gjatë futjes së të dhënave të rezultateve preliminare në garën për Prishtinën, pasi është përmbyllur numërimi në vendvotim, ka bërë që të reagojnë zyrtarë të LDK-së, duke kërkuar rinumërim të votave për kryeqytetin.
Sipas sqarimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në vendvotimin 1921X/01R dhe në vendvotimin 1921X/02R në Prishtinë, gjatë futjes së të dhënave të rezultateve preliminare janë shënuar gabim të dhënat, të cilat më pas janë transmetuar në faqen zyrtare të KQZ-së, tek linku i rezultateve preliminare, shkruan sot “Koha Ditore”.
Por, shefi i deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se gabime në raportim të votave raportohen edhe në disa vendvotime/shkolla.
“Në të gjitha rastet gabimet janë në disfavor të LDK-së dhe Arban Abrashit. Duke qenë se gabimet janë të njëanshme, është e kuptueshme se duhet trajtuar me një qasje përtej gabimeve teknike dhe njerëzore. Prandaj, rinumërimi është i domosdoshëm për të qartësuar situatën. E vërteta e plotë është në kuti të votimit”, ka thënë Hoti... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Hoti: Rinumërimi në Prishtinë i domosdoshëm
-
Gashi kërkon rinumërim të votave në Prishtinë, e quan të dështuar procesin e numërimit
-
PZAP brenda 72 orësh duhet të vendosë, PDK e LDK kërkojnë kthimin e numërimit në pikën zero
-
Abrashi: Mos-rinumërimi cenon të drejtën e votuesve, vota e të cilëve duket se është manipuluar
-
Mehmeti këmbëngul për rinumërim në Prishtinë: Na u vodhën 2%