Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan njofton opinionin se të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë dhe procesi ka nisur mbarë.
Në konferencën e parë për gazetarë, Arbër Ismajli, në emër të Shtabit të Degës së LDK-së në Gjilan, ka informuar se LDK është e përfaqësuar me komisionerë dhe vëzhgues në të gjitha vendvotimet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjilanasit po votojnë qetë. Nuk kemi ndonjë problem të raportuar në orën e parë dhe gjithçka është duke ecur sipas dinamikës të planifikuar nga Shtabi i Degës. I bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin sa më masivisht. Dita e bardhë po shihet në mëngjes”, ka thënë Ismajli.