Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LDK: Deri në ora 13:00 kanë votuar 14.5 për qind e qytetarëve në Gjilan

Dega e Lidhjes Demokratike në Gjilan ka njoftuar se procesi zgjedhor deri më tash po shkon në rregull në këtë komunë dhe nuk është raportuar për parregullsi.

Në konferencë për media nga kjo degë është thënë se deri në ora 13:00 kanë votuar 14.5 për qind e qytetarëve të Gjilanit që është rreth 1 për qind më ulët krahasuar me 17 tetorit.

“Procesi zgjedhor në Gjilan ka nisur mbarë dhe janë hapur me kohë qendrat e votimit. Procesi po shkon mbarë, nuk është raportuar për ndonjë problem që do të ndikonte në proces zgjedhor. Falënderojmë qytetarët që po tregojnë kulturë të lartë demokratike e qytetarie, është shembulli më i mirë për Kosovën. Deri në ora 13:00, sipas informatave nga terreni, kanë votuar 14.732 qytetarë, apo 14.5 për qind që është rreth një për qind më e ulët krahasuar me 17 tetorin. Shtabi i LDK-së në Gjilan falënderon qytetarët që i janë përgjigjur thirrjeve për votim dhe apelojmë të gjithë që të dalin për të përcaktuar të ardhmen e komunës së tyre”, është thënë nga LDK-ja.