Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Idrizi premton modernizimin e Mitrovicës me projekte rrugore

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, bashkë me kandidaten për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi, kanë prezantuar projekte të shumta infrastrukturore për mandatin qeverisës ‎2017-2021 në Mitrovicë.

Lideri i PDK-së ka thënë se Mitrovica meriton një qeverisje më serioze, sepse edhe problemet e mitrovicasve meritojnë trajtim serioz, jo si deri më tash.

Ai ka thënë se me qeverisjen e Valdete Idrizit, investimet kapitale në infrastrukturë do të shumëfishohen dhe rrugët e Mitrovicës do të modernizohen.

“Kryetarja Valdete Idrizi ka projekte të mëdha për Mitrovicën, që do ta transformojnë tërësisht qytetin dhe fshatrat e saj. Ajo e ka përkrahjen e plotë timen, të Partisë Demokratike dhe të Qeverisë së Kosovës”, ka thënë ai.

Veseli ka thënë se në katër vjetët e ardhshëm, Mitrovica do të transformohet në një qytet modern, i zhvilluar dhe me perspektivë të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim.

Edhe Veseli: Nuk ka Kosovë të integruar pa Mitrovicë të bashkuar Zgjedhjet lokale Veseli: Nuk ka Kosovë të integruar pa Mitrovicë të bashkuar

“Në katër vjetët e ardhshëm do të përmbyllet e gjithë infrastruktura në qytet dhe fshatra. Do të ndriçohet secila rrugë në qytet dhe fshatra. Po ashtu, katër lumenjtë e Mitrovicës do të pastrohen tërësisht, sepse do ta zgjidhim njëherë e përgjithmonë problemin e ujërave të zeza”, ka thënë Veseli.

Kurse, kandidatja e PDK-së për Kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi, ka prezantuar disa prej projekteve kryesore infrastrukturore të saj.

“Ne do t’i rregullojmë hyrje-daljet në Mitrovicë. Këtë do ta realizojmë brenda gjashtë muajsh në vitin 2018 dhe kostoja e këtij projekti do të jetë 2 milionë euro”, ka thënë Idrizi.

Ajo e ka prezantuar edhe projektin infrastrukturor për zgjerimin e rrugës urbane, duke e bërë atë katërshiritore nga Mitrovica deri në Koshtovë.

“Kostoja e këtij projekti është 4 milionë euro dhe do ta realizojmë brenda gjashtë muajve në vitin 2019”, ka thënë ajo.

Kandidatja e PDK-së për Kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi, ka prezantuar edhe projektin me të cilin ka thënë se do të rregullohet i tërë qarkullimi në Mitrovicë.

Edhe Veseli thotë se Mitrovica do të bëhet me Qendër të Inovacionit Zgjedhjet lokale Veseli thotë se Mitrovica do të bëhet me Qendër të Inovacionit

Ajo ka thënë se brenda tre muajve në vitin 2018 do t’i ndërtojnë udhëkryqet me sinjalizim ndriçues në tërë zonën urbane.

Kandidatja për të paren e Mitrovicës ka premtuar se në qeverisjen e saj do ta përmbyllë kapitullin e investimeve dhe do ta rregullojë e modernizojë infrastrukturën rrugore në qytetin dhe fshatrat e Mitrovicës.