Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Heshtje zgjedhore në Istog

Pesë ditë fushate elektorale për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Istogut, sot është heshtja zgjedhore, kurse, nesër qytetarët e kësaj komune do t’i drejtohen kutive të votimin.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se të gjitha përgatitjet janë bërë, fletëvotimet kanë arritur dhe janë në Kosovë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Të gjitha ato emërimet e anëtarëve të këshillave të vendvotimeve dhe të gjitha përgatitjet tjera, marrja e materialit jo-sensitiv, sensitiv, të gjitha janë në përfundim e sipër”, tha ajo.

Istogu këtë të diel do të ketë 23 qendra të votimit me 63 vendvotime.

Gara zgjedhore për kryetar të Istogut zhvillohet në mes kandidatit të AAK-së, Gani Dreshaj dhe atij të LDK-së, Haki Rugova.

Rivotimi në Komunën e Istogut do të mbahet pas vendimit të PZAP-së, i cili ka pranuar si të bazuar ankesën e LDK-së, e cila kishte kërkuar që të anulohen votat me postë.