Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka zhvilluar një tubim parazgjedhor me banorët e Malishevës, Malishevës së Epërme, Caparit dhe Uglarit.
Banorët e atjeshëm, sipas komunikatës së LDK-së, thanë se përkrahja për Lutfi Hazirin e më 19 nëntor do të jetë dyfish më e madhe.
Fjalë falënderimi për mbështetjen e fuqishme ka shprehur kreu aktual dhe kandidati edhe për një mandat qeverisës me Gjilanin, Lutfi Haziri.
“Skam dilemë se më 19 nëntor ju do ta rikonfirmoni rezultatin e bardhë për partinë e Ibrahim Rugovës. LDK më ka bërë nderë me mbështetje të jashtëzakonshme, por mbështetja përtej partiake më ka bërë më të përgjegjshëm”, ka deklaruar kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, për të vazhduar me zotimin për realizimin e projekteve multimilionëshe.
“Në mandatin e ri, Parkun e Paqes” që do të ndërtohet midis Malishevës dhe Gjilanit dhe iu dedikohet dëshmorëve që prej Luftës së Parë Botërore e deri më sot. Malisheva në pjesën më të madhe është integruar në zonën urbane. Pas përfundimit të shtratit të lumit “Mirusha”, do të fillojmë ndërtimin e shtratit të lumit “Stanishorka”, sikurse që do ta ndërtojmë edhe impiantin për trajtimin e ujërave të zeza dhe përfundimisht problemi me ujërat e zeza do t’i takoj historisë”, është zotuar Haziri.
Edhe
Haziri vs Kurteshi
Kryetari Lutfi Haziri pohoi se gjatë mandatit të ri katër vjeçar do të vazhdojë të qeverisë me duar të pastra e dyer të hapura, duke vazhduar t’ua bëjë jetën e dinjitetshme gjilanasve.
Në këtë tubim, Haziri tha se gjatë mandatit të ardhshëm do të vendoset në vendin meritor edhe kolosi tjetër i kombit, Abdullah Tahiri.