Numri 1 dhe 2 në Komunën e Gjilanit aktualisht kanë shkëmbyer batuta në debatin Koha Elektorale të Kohavisionit.
Rexhep Kadriu, aktualisht nënkryetar i Gjilanit dhe kandidat i AAK-së për kryetar në zgjedhjet e 22 tetorit, ka thënë se ka pasur bashkëpunim korrekt me Lutfi Hazirin, që është kryetar i kësaj komune dhe që me LDK-në synon të mbajë drejtimin e qytetit edhe për një mandat.
I pyetur nëse do ta marrë Lutfi Hazirin për nënkryetar nëse arrin të fitojë në zgjedhjet e 22 tetorit, Kadriu ka thënë se “do ta çojnë në Qeveri”. Kjo la të kuptohet se LDK do t’i bashkohet PANA-s në qeveri pas zgjedhjeve të tetorit.
I menjëhershëm e me humor ka qenë reagimi i Hazirit, që është pyetur nëse ka diçka të vërtetë nëse ai do të shkojë në Qeveri.
“Pas 22 tetorit do ta rrëzojmë këtë qeveri e do ta krijojmë një të re”, ka thënë Haziri, duke lënë të kuptohet se LDK nuk do të përfshihet në një qeveri me PANA-n.
Haziri ka qenë zëvendëskryeministër në mandatin e parë të Ramush Haradinajt kryeministër, kur LDK e AAK kishin lidhur koalicion.
-
AAK-ja i jep përkrahje Hazirit në Gjilan në raundin e dytë të zgjedhjeve
-
Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit vendoset në konventën e degëve të këtij qyteti
-
Sonte në DESKU – Lutfi Haziri
-
LDK-ja optimiste për arritjen e koalicionit me Vetëvendosjen, pavarësisht dallimeve
-
Haziri: S’do të ketë qeveri të pakicës, VV-LDK do të jetë qeverisja e ardhshme