Rimat e ish-liderit të Albin Kurtit në fjalimet e tij zgjedhore në Prizren, sipas kandidatit të kësaj partie për të parin e komunës, Mytaher Haskuka, përkojnë me përvojën e tij në luftimin e korrupsionit.
Kurti mes rimave të tij kishte thënë se “me Mytën e mbytim korrupsionin”. Kjo sipas Haskukës, kishte të bëjë me punët e mëhershme të tij në hulumtimet që kanë të bëjnë me luftimin e korrupsionit.
“Jam person që nuk e duroj keqqeverisjen edhe keqmeanxhimin, në këtë aspekt kam qenë gjithë kundër këtyre gjërave, edhe në Parlament, edhe më përpara, në organizatat e ndryshme në të cilat kam punuar”, ka thënë Haskuka. “Kam qenë një prej ideatorëve të hulumtimeve të cilat kanë të bëjnë me perceptimin e korrupsionit dhe luftimin e korrupsionit bashkë më USAID, UNDP dhe organizata tjera të cilat kam punuar, pra Albini e ka thënë në mënyrë figurative”.
-
Haskuka: Myta është me ju deri kur Prizreni të pastrohet nga rrethi i të kapurve
-
Kurti thotë se prioritet e ka luftën kundër korrupsionit dhe zhvillimin ekonomik
-
Kurti: Bashkë me Guxo për të luftuar padrejtësitë dhe korrupsionin
-
Kurti nga Zvicra: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullumqar
-
Kurti: Dikur kishim korrupsion shumë e pak zhurmë, sot ka ngelur vetëm zhurma