Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, dhe shefi i policisë, Shpend Maxhuni, kanë takuar ambasadorin amerikan, Greg Delawie, për të diskutuar për procesin e deritanishëm zgjedhor.
Daka tha se deri në këto momente nuk është raportuar për ndonjë incident serioz.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe Aleksandër Lumezi, tha se procesi zgjedhor po shkon pa ndonjë problem, raporton Koha.net.
“Kënaqësi që takuam shefin e policisë dhe ambasadorin amerikan. Proces i qetë, pa ndonjë parregullsi. I thamë ambasadorit se do të garantojmë proces të qetë zgjedhor. Deri më tani nuk kemi pasur raste të shumta, vetëm një rast të një personi të ndaluar për të cilin do të vazhdojnë procedurat.
Shefi i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, tha se nuk është raportuar për ndonjë incident serioz në deri në këtë kohë.
“Nuk ka ndonjë incident serioz. Kemi filluar angazhimet tona edhe në fazën parazgjedhore. Kemi të angazhuar një numër relativisht të madh të zyrtarëve policorë për të garantuar një proces të qetë zgjedhor”, tha Maxhuni.
Ai tha se Policia është e gatshme të intervenoj në rast të ndonjë incidenti, ndërsa theksoi se edhe në veri të vendit ka numër të madh të forcave policore dhe shtoi se nuk ka ndonjë incident serioz.