Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, ka zhvilluar një takim me kryeprokurorin, Aleksandër Lumezi, për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Selimi ka bërë thirrje që komisionerët dhe vëzhguesit t’iu përmbahen principeve të administrimit të procesit të votimit dhe numërimit të votave.
“Komisionerët dhe vëzhguesit janë gardianë dhe garantues të ruajtjes së votës së lirë dhe si të tillë duhet të jenë përgjegjës që vota e secilit qytetar të shkojë në destinacion, duke siguruar proces të drejtë zgjedhor”, thuhet në komunikatën e MD-së.
Ndërsa, kryeprokurori Lumezi ka deklaruar se Prokuroria e Shtetit është adresë për raportim të çfarëdo rasti të kundërligjshëm, duke shtuar se keqpërdorimet do të ndiqen sipas ligjit.
Tutje, Demokracia në Veprim sot ka organizuar një takim me Institucionet nënshkruese të Memorandumit të Bashkëpunimit për procesin zgjedhor në lidhje me përgatitjen e institucioneve për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
-
Mbi 100 prokurorë në terren për zgjedhjet e 7 qershorit
-
Rreth 100 prokurorë të angazhuar për mbrojtjen e votës në zgjedhjet e së dielës
-
Kelmendi kërkon efikasitet në trajtimin e kallëzimeve penale
-
Lumezi dhe Hovenier diskutojnë për forcimin e sundimit të ligjit
-
50 prokurorë dhe staf mbështetës po kujdesen për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor