Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Cilat janë komunat ku s’do të ketë balotazh

Sipas rezultateve të para të monitoruara nga Demokracia në Veprim, balotazh nuk do të ketë në 19 komuna të Kosovës. 

Për komuna në balotazh Lista Serbe prin sa i përket atyre të fituara në raundin e parë, me nëntë komuna të fituara. Në komunat me shumicë shqiptare prin LDK me pesë komuna të fituara pa balotazh.

LDK ka fituar pa balotazh në Podujevë, Pejë, Viti, Fushë Kosovë e Lipjan.

Deçani dhe Juniku i përkasin AAK-së qysh në raundin e parë.

PDK në anën tjetër ka fituar pa balotazh vetëm në Drenas.

Lista Serbe ka fituar pa balotazh në Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zveçan, Zubin Potok, Graçanicë, Ranillug, Partesh dhe Mitrovicë Veriore.

Edhe KQZ-ja shpall rezultatet përfundimtare të raundit të parë në 35 komuna Zgjedhjet lokale KQZ-ja shpall rezultatet përfundimtare të raundit të parë në 35 komuna

Rufki Suma ka fituar pa balotazh në Han të Elezit, ndërsa Bekim JashariSkenderaj.

As Mamusha nuk do të hyjë në balotazh.