Lista Serbe i ka kthyer të gjitha komunat me shumicë serbe duke fituar pa balotazh në Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin-Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot e Mitrovicë të Veriut, nga numërimi i deritashëm.
Ndërkaq, janë edhe 13 komuna të tjera që sipas numërimit të deritashëm po shkojnë me përfundim të garës qysh në rund të parë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPartia Demokratike e Kosovës po fiton pa balotazh në Ferizaj, Skënderaj e Han të Elezit. Lëvizja Vetëvendosje po ecën me mbi 50 për qind të votave në Kamenicë, Podujevë e Shtime. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po fiton në Deçan e Klinë. LDK-ja po fiton në Istog e në Lipjan.
Ramiz Lladrovci po udhëheq në Drenas, Nisma në Malishevë e KDTP-ja në Mamushë.