Kandidati i AKR-së për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri, edhe sonte i ka vazhduar takimet me banorët e fshatrave të Shalës së Bajgorës.
Ai së bashku me kryetarin e VV-së në Mitrovicë, Faruk Mujka, dhe me partnerët e koalicionit nga Nisma për Kosovën, është takuar me banorët e “Tunelit të parë”, Trepçës dhe Bares.
Bahtiri ka thënë se sikurse gjatë historisë, edhe tash Shala e Bajgorës është rreshtuar në anën e drejtë dhe të fitores, që është ai me partnerët e koalicionit.
“Ashtu siç e ka pasur zakon gjithmonë, Shala e Bajgorës edhe tash është rreshtuar fuqishëm në anën e drejt dhe të fitores. Sonte isha në Tunel të parë, Trepçë dhe Bare, ku mora mbështetje të madhe që 19 nëntori do të jetë dita e fitores tonë të madhe. Qeverisje me duar të pastra +4, me mendje dhe me zemër, që Mitrovica të udhëhiqet nga mitrovicasit”, ka shkruar Agim Bahtiri në Facebook.
-
Bahtiri: Shaljanët do të jenë zot shtëpie në Mitrovicë, jo mysafirë
-
Bahtiri: E kam uruar Hamzën, në garë dikush fiton e dikush humb
-
Kronika Zgjedhore/ Bahtiri e quan veten menaxher evropian
-
Bahtiri akuzon PDK-në për sulm, kjo e mohon
-
Kandidatët për kryetar të Mitrovicës s’merren vesh për kafe në veri