Kryetari i Prishtinës, njëkohësisht kandidati i VV-së për mandatin e dytë në kryeqytet Shpend Ahmeti ka vizituar sot stadiumin e qytetit, ku po kryhen punët për renovimin e tij.
Sipas një njoftimi nga VV-ja, ky është ndër projektet më të rëndësishme ku ka marrë pjesë komuna e Prishtinës me 1 milion euro.
“Në mandatin e ardhshëm, do të investojmë edhe më tutje në përmirësimin e kushteve për sportistët tanë. Tashmë janë planifikuar investimet për ndërtimin e disa fushave sintetike në Prishtinë, që do të jenë në dispozicion të klubeve tona sportive”, thuhet në njoftim.
Më 19 nëntor, Ahmeti do të përballet në balotazh me Arban Abrashin e LDK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Ahmeti premton rimëkëmbjen e Pallatit të Rinisë, thotë se e ka mbështetjen e KE
-
Ahmeti: Pallati i Rinisë do t’i takojë Prishtinës
-
Ahmeti thotë se Prishtina po detyrohet të marrë përsipër punët në stadium
-
Ahmeti kërkon që puna e tij të vlerësohet pas mandatit
-
Pastrohen hapësirat rreth stadiumit “Fadil Vokrri”