Banorët e fshatit Besi të Komunës së Prishtinës u mblodhën për të pritur kryetarin e Komunës Shpend Ahmeti, bashkë me nënkryetarin e Lëvizjes, Dardan Sejdiu.
Ahmeti tha se fshati Besi është nga fshatrat që e ka vërejtur për së afërmi mirëqeverisjen e Vetëvendosjes, ku përveç intervenimeve infrastrukturore dhe shtrirjes së rrjetit të ndriçimit publik, është hapur edhe çerdhja me bazë në komunitet që iu shërben të gjithë banorëve të këtij fshati.
“Zotimet tona për mandatin e radhës janë zotime të realizushme. Nuk janë premtime sa për të marrë votë, por zotime që na obligojnë për sa më shumë punë, në mënyrë që ta kemi vazhdimësinë e mandatit të parë. Prishtinën e stabilizuam, çrrënjosëm krimin dhe korrupsionin nga komuna, dhe i hapëm rrugë zhvillimit”, tha Ahmeti.
Nënkryetari i Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu, tha se “jemi 7 ditë larg rikonfirmimit të mandatit të dytë të Lëvizjes në Prishtinë”.
“Më 22 tetor rikonfirmohet fitorja që e kemi parë më 11 qershor. Është e rëndësishme të fitojmë pa balotazh. Kjo sepse i lëmë vetes hapësirë për t’iu ndihmuar qyteteve tjera ku Vetëvendosje shkon në balotazh. Fitorja pa balotazh në Prishtinë, nënkupton fitore në secilën komunë ku shkojmë në balotazh. Vetëvendosje është i vetmi subjekt që në Kuvendin e Republikës ka përfaqësim nga secili regjion. Logjika e njëjtë është edhe në Kuvendin Komunal, që të kemi përfaqësim nga secila pjesë e Prishtinës”, tha Sejdiu.
-
Ahmeti: LDK e PDK po e duan balotazhin në Prishtinë, që pastaj të bashkohen kundër nesh
-
Ahmeti: Vazhdojmë projektet për zhvillimin e Prishtinës
-
Ahmeti në Siqevë: Nuk jemi pronarë të Komunës por shërbëtorë të qytetarëve
-
Ahmeti kërkon formim të shpejtë të qeverisë mes LVV-së e LDK-së
-
Ahmeti “mbetet pa krahë”, i duhen partnerë të rinj për Prishtinë