Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e Lëvizjes së Vetëvendosje, Shpend Ahmeti pasi votoi për zgjedhjet lokale, ftoi të gjithë qytetarët që sot të dalin ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar.
“Unë u ndjeva shumë mirë, sepse procedurat ishin shumë të shpejta, për pesë minuta punë, për katër vitet e ardhshme. Është ditë kur të gjithë jemi të barabartë, pa marr parasysh nga vjen, çfarë të ardhurash ke, burra, gra, vajza, pleq e të rinj. Të gjithë jemi të barabartë sot në ushtrimin e të drejtës tonë kushtetuese për të votuar. Ditë e mirë, besoj që edhe në mbrëmje do të jetë një mbrëmje e mirë, kështu që i ftoj të gjithë qytetarët të dalin të votojnë sa më herët që ta përmbushin të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar”, theksoi Ahmeti, raporton KP.
Ahmeti ishte i shoqëruar me bashkëshorten e tij.
-
Ahmeti bën thirrje për ndryshime kushtetuese
-
Ahmeti fton qytetarët të dalin të votojnë
-
Ahmeti: Do t’i bashkojmë njerëzit e vullnetit të mirë për mirëqenie e zhvillim
-
Voton Ahmeti, fton qytetarët të dalin në zgjedhje
-
Ahmeti thotë se nga sot në çdo pjesë të qytetit do ta prezantojë programin qeverisës