Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka kritikuar qeverisjen aktuale në Prishtinë, se gjatë mandatit të saj nuk ka punuar sa duhet për zhvillimin e sportit, i cili sipas tij ka degraduar.
Ai gjatë shpalosjes së programit të tij për sportin tha se sporti në komunën e Prishtinës ka degraduar viteve të fundit, dhe se lokacionet e sportit nuk janë të mirëmbajtura, gjë e cila po sjellë te lëndimet e të rinjve.
Abrashi u zotua se gjatë mandatit të tij katërvjeçar fokus të veçantë do të ketë në krijimin e fushave rekreative në çdo lagje të kryeqytetit dhe që Pallati i Rinisë t’i kthehet komunës së Prishtinës, në mënyrë që të rinjtë e qytetit t'i shfrytëzojnë ato hapësira për të cilat janë paraparë.
Ai tha se te sportet shkollore do të ketë fokus të veçantë, në konsultim me pedagogët dhe ekspertët e sportit të forcohen kushtet për ligat shkollore, të cilat do të funksionalizohen në mënyrë që të kenë mundësi për zhvillimin e talenteve të ri.
{gallery}
-
Abrashi: Kishte buxhet, por nuk kishte vullnet për ta përkrahur sportin në Prishtinë
-
Abrashi: Prishtina kurrë s’ka qenë më keq
-
Abrashi: Punësimi i të rinjve, rekreacioni dhe sporti janë prioritete të mia
-
Abrashi premton përkrahje në infrastrukturë dhe financiare për sportin në Prishtinë
-
Arban Abrashi sqaron mungesën në debate me Shpend Ahmetin