Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Abrashi flet për koalicionin me AAK-në në Prishtinë

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi ka komentuar koalicionet e mundshme për balotazhin në Prishtinë.

Ai ka konfirmuar se ka pasur takime me Arbër Vllahiun e AAK-së me të cilin janë pajtuar në disa pika.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Me Arbërin jam takuar dhe jemi pajtuar në disa pika, ka ide dhe kemi mbetur të bisedojmë ende. Marrëveshje zyrtare ende nuk ka”, tha Abrashi.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, në Urban FM ka thënë se do të zhvillojë takime edhe me partitë e tjera.

Abrashi në balotazhin e 19 nëntorit do ta ketë përballë Shpend Ahmetin e VV-së.

Në raundin e parë dallimi ndërmjet dy kandidatëve ka qenë rreth 7 mijë vota.