Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) i ka refuzuar të pabazuara të gjitha 14 ankesat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), që i ka bërë rreth pretendimeve për parregullsi gjatë rivotimit për zgjedhje të kryetarit të Komunës në Istog.
PZAP-ja ka hedhur poshtë, të paarsyetuara, edhe ankesat e AAK-së për rinumërim dhe rivotim në disa vendvotime.
AAK-ja ka të drejtë të parashtrojë ankesë ndaj vendimeve të PZAP-së në Gjykatën Supreme të Kosovës, brenda 24 orëve prej momentit të pranimit të këtij vendimi, shkruan sot “Koha Ditore”.
E këtë të drejtë AAK-ja nuk e ka ndërmend ta lëshojë pasi në këtë subjekt janë të bindur se kanë ndodhur parregullsi, keqpërdorime dhe shkelje në procesin e rivotimit.
Një ditë më parë, LDK-ja nëpërmjet një komunikate ka kërkuara nga autoritetet përkatëse certifikimin e zgjedhjeve dhe ka përsëritur akuzat për keqpërdorim të zgjedhjeve në rundin e kaluar nga ana e AAK-së...(më shumë, sot në “Kohën Ditore”).