Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar ankesën e Listës Serbe ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.
Lista Serbe kishte bërë ankesë duke pretenduar se Vetëvendosje ka shkelur Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme kur është ankuar në PZAP ndaj Listës Serbe.
Por, PZAP ka refuzuar ankesën e Listës Serbe dhe vlerësoi se çdo subjekt politik ka të drejtë të paraqesë ankesë ndaj një subjekti tjetër politik, kur supozon se iu janë shjkelur apo iu janë cenuar të drejtat gjatë fushatës zgjedhore.
LVV-ja ishte ankuar që Lista Serbe ka ekspozuar parullën “Svi za brata Milana” në fushatë në Mitrovicën e Veriut, duke pretenduar se ishte fjala për Milan Radoiçiqin, të kërkuarin e institucioneve të Kosovës si organizator i sulmit të Banjskës në vitin 2023.
Megjithatë, PZAP-ja refuzoi ankesën të mërkurën, duke thënë se pala ankuese (LVV) nuk ka ofruar dëshmi të qarta dhe bindëse se në parullë aludohet te Milan Radoiçiqi, por “përmendet vetëm emri ‘Milan’, i cili është emri i kandidatit për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq”.
-
Refuzohen ankesat e LVV-së ndaj PDK-së e Listës Serbe, për nxitje të urrejtjes
-
Supremja ia refuzon VV-së edhe ankesën ndaj PZAP-së për Listën Serbe
-
PZAP-ja nuk e cilëson si gjuhë të urrejtjes parullën e Listës Serbe: “Të gjithë për vëllain Milan”
-
PZAP-ja e hedh poshtë ankesën e LVV-së kundër certifikimit të Listës Serbe
-
PZAP-ja hedh poshtë ankesën e VV-së për Listën Serbe