Ka nisur publikimi i rezultateve votave të grumbulluara nga kandidatët për Asambletë Komunale nga Qendrat Komunale të Numërimit. Kështu ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një postimi në Facebook.
Në njoftim, KQZ-ja ka bashkangjitur edhe linkun në të cilin mund të përcillen në kohë reale rezultatet.
“Në platformë po publikohen rezultatet nga QKN-të, të cilat përfshijnë: rezultatet për Kryetarë të Komunave; rezultatet e subjekteve politike për Kuvendet Komunale dhe votat e kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale. Në Qendrat Komunale të Numërimit, përveç numërimit të votave për kandidatët, bëhet edhe verifikimi i rezultateve të formularëve të plotësuar në vendvotime, sipas Rregullores Zgjedhore të KQZ-së”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu në faqen e KQZ-së janë publikuar edhe rezultatet preliminare për kandidatët për kryetarë komunash.
-
Nis publikimi i rezultateve të kandidatëve për deputetë
-
Nis numërimi i votave të kandidatëve për deputetë
-
Përmbyllet numërimi i votave në Qendrat Komunale të Numërimit, vazhdon ai i votave me postë
-
Verifikohen rezultatet për 1,531 vendvotime, përfundon procesi në 13 komuna
-
KQZ: Janë numëruar mbi 200 vendvotime