Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke i verifikuar votat për kryetar, nga balotazhi që u mbajt të dielën në 18 komuna.
Procesi ka nisur të hënën në orën 10:00.
Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, ka thënë se verifikimi ka filluar në të gjitha qendrat komunale të numërimit.
Ai ka thënë se numërimi i votave me kusht, i atyre të personave me nevoja të veçanta dhe nga votave me postë do të filloj pas disa ditësh.
Elezi ka thënë se janë më shumë se 1440 qytetarë me nevoja të veçanta që kanë votuar përmes ekipeve mobile.
“Sipas të dhënave preliminare, nga 20 vendvotime me kusht në 18 komuna të vendit, në përgjithësi 749 zarfe me fletëvotime. Këto zarfe ende nuk janë verifikuar, kjo do të ndodhë pas disa ditës, pas skanimit të listave të votuesve, provës i cili na mundëson të dimë nëse njeri nga votuesit me kusht ka votuar edhe në vendvotimin e rij të rregullt. Sa i takon votimit të personave me nevoja të veçanta, sipas të dhënave, nga ky lloj votimi janë më shumë se më shumë 1440 qytetarë të komunave të ndryshme që kanë votuar përmes ekipeve mobile jashtë vendvotimeve nga 2 mijë e 541 sa ishin të regjistruar”, ka thënë Elezi.
Sipas tij, tërheqja e dërgesave nga votimi me potë do të bëhet së shpejti.
Elezi ka thënë se në 18 komunat ku është zhvilluar balotazhi kanë qenë 29 mijë e 725 persona që kanë qenë të regjistruar për të votuar me postë.
Tërheqja e dërgesave postare nga 22 kuti postare jashtë Kosovës do të bëhet së shpejti gjatë këtyre ditëve. Numri i votuesve të regjistruar për votim jashtë Kosovës në këto 18 komuna ishin 29 mijë e 725, aktualisht ne nuk e dimë se sa prej këtyre votuesve të regjistruar kanë votuar. Për të ardhur deri te certifikimi i rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për kuvende komunal, KQZ do të pres përfundimin apo shqyrtimin e të gjitha çështjeve, e këtyre ankesave nga PZAP dhe pastaj nëse eventualisht palët vazhdojnë ankimimin në Gjykatën Supreme. Do të presim që të përfundojë vendimmarrja fillimisht në PZAP, eventualisht edhe në Gjykatën Supreme, për të procedura me certifikimin e rezultatit të kandidatëve që janë në garë të kuvendeve komunale. Më së largu brenda një jave apo 10 dite KQZ do të mund të shpallë rezultatin përfundimtar të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave”, ka thënë tutje ai.
Të dielën qytetarët vendosën se kush do të udhëheqë në Prishtinë, Prizren, Pejë, Junik, Dragash, Gjakovë, Kaçanik, Fushë-Kosovë, Mitrovicë të Jugut, Rahovec, Suharekë, Gjilan, Viti, Vushtrri, Obiliq, Klinë, Mamushë dhe Kllokot.
20 komuna e kanë vendosur kryetarin në rundin e parë, i cili është mbajtur më 12 tetor.
Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja kanë fituar nga shtatë komuna, ndërsa PDK-ja 6 e AAK-ja 5. Lista Serbe i ka fituar 10 komuna.
LVV-ja pasi fitoi në raundin e parë Podujevën, Shtimen dhe Kamenicën, në balotazh triumfoi edhe në Mitrovicë të Jugut, Gjilan, Obiliq e Fushë-Kosovë.
LDK-ja në raundin e parë fitoi Lipjanin e Istogut, ndërsa në balotazh e fitoi Prishtinën, Pejën, Dragashin, Junikun e Vitinë.
E PDK-ja në raundin e parë e fitoi Skenderajn, Ferizajn dhe Hanin e Elezit, e në balotazh e fitoi Prizrenin, Kaçanikun e Vushtrrinë.
AAK-ja kishte fituar pa balotazh Deçanin, e në balotazh e fitoi edhe Gjakovën, Suharekën, Rahovecin e Klinën, komuna ku ka qeverisur.