Në këtë tekst do të mund t’i lexoni zhvillimet kryesore të ditës së 28-të të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Çfarë premtimesh kanë dhënë kandidatët për kryetar të komunave? Në cilat komuna kanë qenë liderët e partive e çfarë kanë premtuar ata?
Agjenda e LVV-së
Lëvizja Vetëvendosje mban tubim zgjedhor në Pejë. (Restoranti “Koha 3”, ora 16:00)
Lëvizja Vetëvendosje mban tubim zgjedhor në Deçan. (Pallati i Kulturës “Jusuf Gervalla”, ora 17:50)
Lëvizja Vetëvendosje mban tubim zgjedhor në Gjakovë. (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”, ora 18:30)
Lëvizja Vetëvendosje mban tubim zgjedhor në Prizren. (Sheshi Shatërvan, ora 20:20)
Agjenda e PDK-së
Partia Demokratike e Kosovës mban tubimin përmbyllës në Mitrovicë. (Salla “Minatori”, ora 17:00)
Partia Demokratike e Kosovës mban tubim përmbyllës në Prishtinë. (Sheshi “Skënderbe”, ora 19:00)
Partia Demokratike e Kosovës-Dega në Drenas mban tubim përmbyllës. (Palestra Sportive “Hysni Jetullahu”, Poklek i ri, ora 20:00)
Agjenda e AAK-së
Fushata zgjedhore e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës:
Tubim në restaurant “Gjeravica”. (Junik ora, 17:00)
Tubim në Palestrën e Qytetit. (Deçan, ora 18:00)
Agjenda e LDK-së
Lidhja Demokratike e Kosovës përmbyll tubim zgjedhor në Obiliq. (AMC Hall, ora 18:00)