Dardan Sejdiu nga Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për media ka thënë se janë subjekti i parë në Republikën e Kosovës.
“Përballë këtij koalicioni të PAN-it dhe të tjerëve ne e konsiderojmë fitoren tonë fitore të dyfishtë”, ka thënë Sejdiu.
Ai ka shtuar se i kanë 33 deri në 34% të votave .
“Kjo është fitore e jona dhe e atyre që e kanë dashur ndryshimin. Qeverinë ndryshe do ta bëjë vetëm Vetëvendosje. Jemi subjekti i parë në republikën e Kosovës", ka shtuar ai.
Ai në fund ka thënë se sonte në orën 22:30 në sheshin “Zahir Pajaziti” do të festojnë me qytetarët që votuan ndryshimin.
Artikuj të ngjashëm
-
Numërohen më shumë se 40 për qind e votave, VV-ja mbi 41%
-
VV-ja me fitore bindëse, partitë e tjera thonë se do të reflektojnë
-
PDK: Rezultatet e zgjedhjeve janë pasqyrë e shembull i nivelit të lartë të demokracisë
-
VV-ja thotë se ka marrë 50% të votave, falënderon votuesit e saj
-
Vetëvendosja në Prishtinë ka fituar më shumë vota se të gjitha partitë bashkë