Pretendenti për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka votuar në qendrën e votimit në fakultetin e Filologjisë në Prishtinë, ndërsa i shoqëruar ka qenë nga bashkëshortja e tij.
Pas votimit, ai tha se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme. I ka ftuar të gjithë qytetarët që të dalin në zgjedhje dhe që të respektojnë ligjin dhe rregullat, raporton “Koha Ditore”.
Edhe monitoruesit i ka ftuar që të respektojnë rregullat në mënyrë që procesi zgjedhor të shkojë në rregull.
Artikuj të ngjashëm