Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kinolli i 6+ thotë “jemi afër marrëveshjes më LDK-në”

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, po vazhdon takimet me partitë parlamentare për t’u koordinuar rreth një marrëveshje për formimin e qeverisë së re.

Ai gjatë ditës ka takuar edhe shefin e grupit parlamentar të 6+, Albert Kinolli.

Pas takimit Kinolli tha se janë afër arritjes së marrëveshjes me LDK-në.