Kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, ka dalë të votojë në Leposaviq.
Ai ka porositur qytetarët që të dalin sa më shumë dhe vet të vendosin kush do t’i udhëheq për 4 vjet, raporton KTV.
“Pres mos të ketë incidente siç ndodhi gjatë fushatës. Porosia ime është që qytetarët të votojnë njerëzit e duhur. Përvojë e keqe ishin incidentet dhe shpresoj që ato të mbeten pas nesh”, ka thënë Jabllanoviq.
“Metodat s’ishin bash standarde andaj pres që sot gjithçka të shkojë mirë. Serbët e Kosovës mund të presin që udhëheqësit të mendojnë me kokën e vet e jo me kokën e Beogradit. Deri tash vendosëm mes Prishtinës e Beogradit e tash është koha të mendojmë për vete”, shtuar ai.

Artikuj të ngjashëm
-
Jabllanoviq: Gati të shtyhen zgjedhjet në veri
-
Partia e Jabllanoviqit paraqitet për zgjedhjet e 18 dhjetorit
-
Jabllanoviq nuk është i sigurt se do të marrë pjesë në zgjedhjet në veri, pret sinjale nga Beogradi
-
Serbia tenton të ndikojë te vota serbe në Kosovë para zgjedhjeve parlamentare
-
Lista Serbe sërish voton në grup