Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Votimi fillon edhe në veri

Në veri të Mitrovicës sot në ora 7:00 është hapur qendra e votimit në shkollën e mesme teknike “Mihajllo Petroviq-Allas”, për zgjedhjet parlamentare të parakohshme në Kosovë.

Mësohet se edhe 6 qendrat tjera të kësaj komune janë hapur me kohë dhe nuk është shënuar ndonjë problem.

Deri tani po vërehet numër i vogël i qytetarëve të cilët kanë ardhur për të votuar, shkruan kp.

Rreth 27 mijë e 915 qytetarë me të drejtë vote në këtë komunë pritet të dalin sot dhe të hedhin votën e tyre.

Ndryshe, në katër komunat veriore të vendit, do të jenë të hapura gjithsej 44 qendra të votimit, prej të cilave 7 në veri të Mitrovicës, 7 në Zveçan, 12 në Zubin Potok dhe 18 qendra të votimit në Leposaviq.