Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Veseli: Do t’i shporrim mbeturinat serbe të strukturave paralele

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, tha të hënën në Mitrovicë, se qyteti i tij i lindjes do ta vulosë fitoren e Fillimit të Ri më 11 qershor.

Në vendlindjen e tij, Veseli tha se Kosova dhe Mitrovica kanë nevojë për Fillimin e Ri, platformë kjo që siguron rritje të pagave për sektorin publik, administratën, policët, zjarrfikësit, ushtarët e tjerë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fillimi i Ri, sipas Veselit, nënkupton që në Kosovë nuk do të ketë mure as trena, pasi Serbia ka marrë fund më 12 qershor 1999, raporton KP.

“Do t’i shporrim mbeturinat serbe të strukturave paralele sikurse kemi dëbuar Serbinë më 12 qershor 1999”, tha Veseli.

Kreu i PDK-së tha se do të ndërtojnë shtëpitë e shqiptarëve në veri dhe se do të punojnë për një Mitrovicë të bashkuar.