Zgjedhjet lajme

Simiq: Haradinaj nuk do të bëhet kryeministër, nga Lista Srpska varet formimi i Qeverisë së Kosovës

Foto: Koha

Slavko Simiq, lider i Listës Srpska, ka vlerësuar se Haradinaj "absolutisht nuk mund ta formojë qeverinë", sepse, siç ka theksuar “është i vetëdijshëm se Lista Srpska, bashkë me Qeverinë e Serbisë , drejtohet në mënyrë institucional e politike dhe se nga ne varet nëse do të formohet ose jo Qeveria e Kosovës"

Ai ka deklaruar sot se kjo listë nuk do të bëjë kompromise me liderët politikë shqiptarë të Kosovës dhe se “pa kompromis” do ta mbrojë integritetin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit si dhe integritetin e sovranitetin e Serbisë, transmeton Koha.net.

Lidhur me deklaratën e kandidatit për kryeministër të Kosovës Ramush Haradinaj se korniza e deritashme e bisedave të Beogradit e Prishtinës ka qenë e gabueshme dhe se njohja e pavarësisë së Kosovës është kusht për vazhdimin e dialogut, Simiq ka thënë se shqiptarët “vetëm mund ta ëndërrojnë Ushtrinë e liderët e tyre të manipulojnë me deklarata nacionaliste".

"Haradinaj nuk është i përqendruar për pajtim e besim, por vetëm jep deklarata të papërgjegjshme e jo kompetente", ka thënë për betan e Beogradi lideri i Listës Srpska.