Me gjasë, duke dashur që të raportojë se ka çuar votën në vendin e duhur, ka çuar fotografinë në vendin e gabuar.
Një lexuese portalit Koha.net ka raportuar në adresë tonë se ka pranuar një fotografi të cilën nuk e dëshironte. Asaj i ka shkuar fotografia që dëshmon votën për njërën prej koalicioneve në vend, të cilin kemi vendosur ta fshehim për të respektuar heshtjen zgjedhore.
Qytetarët i lusim që të shfrytëzojnë mundësinë për të raportuar në 500 88, në numrin që fushata “Voto dhe Vëzhgo” ka lënë në dispozicion për të grumbulluar gjithë parregullsitë eventuale në këtë proces.
Artikuj të ngjashëm
-
Identifikohen disa persona nga diaspora që e kanë fotografuar votën, rastet po hetohen
-
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim të votës
-
Shoqërohet në Polici i dyshuari për fotografim të votës në Zveçan
-
Arrestohet një i dyshuar për fotografim të fletëvotimit
-
Policia në Rahovec shoqëron edhe një person me dyshimin për fotografim të votës