Prokuroria ka nisur hetime për të parë nëse ka elemente të veprës penale në rastin e mbledhjes së nënshkrimeve nga PDK në tubime të veta, ka mësuar KTV nga burime të afërta me rastin.
Kjo është bërë pas raportimit të KohaVisionit se në tubime të PDK-së, pjesëmarrësit kanë nënshkruar një listë me emër, mbiemër e numër telefoni nën zotimin se “do të votojnë ‘Fillimin e Ri’ dhe PDK-në”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër rastin gjithashtu ankesë është dorëzuar në PZAP nga KDI. Këtë për televizionin e ka konfirmuar Albert Krasniqi.
“Ne e kemi dorëzuar ankesën sepse jemi të mendimit se këto lista mund të keqpërdorën për krijim të varësisë ekonomike dhe që t’iu bëhet presion votuesve për të votuar sepse aty iu është kërkuar edhe numri i telefonit”, ka thënë Krasniqi.
PZAP ka afat 72 orë për të vendosur për këtë ankesë.
Sipas Kodit Penal të Kosovës, presioni për të votuar një parti të caktuar apo kandidat duke e keqpërdorur mundësinë e varësisë ekonomike ose profesionale, është vepër penale e dënueshme prej 1 deri në 5 vjet burgim.