Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë thirrje ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e nesërme parlamentare.
Ai ka thënë se këto zgjedhje janë mundësi tjetër për konsolidimin e institucioneve demokratike dhe kanë efekt të drejtpërdrejtë për të gjithë ne.
“Vota e juaj është thelbi i demokracisë, e cila përcakton se në çfarë drejtimi do të shkojë vendi ynë. Nesër, të gjithë ju që keni të drejtën e votës, dilni dhe votoni për të ardhmen tuaj, votoni për familjet tuaja, votoni për konsolidimin e shtetit dhe votoni për të ardhmen euroatlantike të vendit”, u shpreh Thaçi përmes një thirrjeje të postuar në ueb-faqen e Presidencës.
Ai ka falënderuar të gjitha institucionet, KQZ-në, Policinë e Kosovës, OSBE-në, mediat, shoqërinë civile, BE-në dhe vëzhguesit nga BE-ja dhe nga PE-ja, ambasadat e shumta që janë angazhuar të garantojnë një proces elektoral të drejtë dhe të suksesshëm.
-
Kurti: Ushtrojeni të drejtën demokratike për të bërë zërin tuaj të dëgjohet
-
Thaçi fton qytetarët të votojnë, thotë se ata vendosin për të ardhmen euroatlantike të vendit
-
Thaçi apelon për një proces elektoral të drejtë dhe të lirë
-
Presidenti Thaçi bën thirrje për dalje në votim
-
Thaçi bën thirrje që të dielën të votohet për një të ardhme më të mirë