As 4 ditë nga përfundimi i fushatës, e dy pas zgjedhjeve, posterët e subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre nuk janë larguar nga rrugët e kryeqytetit, raporton KTV. Qytetarët e vlerësojnë si imazh të keq mos-largimin e billbordeve pas përfundimit të zgjedhjeve.
Derisa kërkojnë largimin e billbordëve, të tjerë qytetarë thonë se ata as që duhet të ishin vendosur.
Megjithëse rrugët janë të mbushura plot fotografi të politikanëve, në kompaninë e cila menaxhon me billbordet në kryeqytet, thonë se largimi i tyre ka filluar.
Në Komunën e Prishtinës thonë se largimi i billbordëve nuk është kompetencë e tyre. E të pafuqishëm kundrejt kësaj thonë të jenë edhe në PZAP.
Ata thonë se kompetencat e tyre për vendime vlejnë vetëm gjatë fushatës.
Probleme të tilla me billbordët nuk ka vetëm Komuna e Prishtinës, por edhe shumica e komunave tjera, ku fotografitë e politikanëve qëndrojnë në rrugë e mure me muaj të tërë pas zgjedhjeve.
-
Ahmeti tregon se janë larguar të gjitha billboardet, thotë se fokusi do të jetë në murale e vepra arti
-
Vetëvendosje ngjet vetë posterë në billborda pa leje nga komuna e pa paguar kompaninë
-
LDK ka hequr dorë nga posterët, jo nga billbordat dhe muralet
- Edhe dy javë vetëlavdërime
-
Banorë të Prishtinës ankohen se bërlloku s’po largohet me ditë