Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

PDK ua kërkon qytetarëve nënshkrimin se do ta votojnë

Në koalicion janë bërë bashkë, por Partia Demokratike e Kosovës është duke vazhduar fushatën e vetme, raporton KTV.

KohaVisioni ka arritur të xhirojë në një nga tubimet e PDK-së në Prishtinë, ku qytetarëve u është kërkuar që të zotohen për të votuar për PDK-në, duke vënë nënshkrimin e të dhëna të tjera në disa lista.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në fillim të tyre, shkruan se “Po, unë zotohem se do ta mbështes Fillimin e Ri për Kosovën dhe do ta votoj PDK-në 12.”

KTV-ja ka kontaktuar me disa prej këtyre personave, pjesëmarrës në tubimin në Prishtinë. Ata kanë thënë se nuk kanë pasur dijeni se për çfarë po i japin të dhënat dhe gjithashtu se nuk janë nënshkruar personalisht në listë.

“Ai personi që ka qenë aty i ka marrë dhe i ka shkru të dhënat tona në fillim të tubimit”, ka thënë një person pjesëmarrës në këtë takim.

Nga burime tjera brenda partisë, televizioni ka mësuar se nëpër tubime të ndryshme, anëtarëve të PDK-së u është kërkuar që të votojnë vetëm kandidatë të PDK-së në listë, e jo të partnerëve të koalicionit, AAK-së dhe Nismës. Përmes telefonit, kryetari i degës së Prishtinës, Lirak Çelaj, ka pranuar se ata po i mbledhin këto të dhëna në tubimet e tyre. Ai nuk ka pranuar se zotimi përmes nënshkrimit se do të votojnë PDK-në është presion për të dhënë votën për këtë subjekt.