Me rreth 64% të votave, koalicioni PDK-AAK-Nisma dhe të tjerët, ka dalë subjekti i parë në komunën e Drenasit.
Këtyre rezultateve i janë gëzuar simpatizantët e PDK-së. Ata janë mbledhur para selisë së kësaj partie, duke festuar me flamuj dhe lëvizje me vetura, raporton KTV.
Ndërsa ndryshimet – pas zgjedhjeve, nuk kanë qenë “temë prioritare” mbrëmjen e së dielës.
Përkundër fitores, jo fort të kënaqur me rezultatet kanë qenë brenda shtabit të PDK-së në Drenas.
Betim Berisha nga Dega e PDK-së në Drenas, ka thënë se koalicioni është dëmtuar nga rreth dy mijë fletëvotime të pavlefshme.
Koalicioni PDK-AAK-NISMA dhe të tjerët në këto zgjedhje fitoi mbi 14 mijë vota, ndërsa tri partitë e mëdha të këtij koalicioni në vitin 2014 së bashku kalonin shifrën e 22 mijë votave.