Në tri palë zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës nga viti 2007, ka pasur rritje të numrit të votuesve, anipse nëse merret në përqindje të daljes në zgjedhje shënohet rënie.
Kësisoj, në zgjedhjet qendrore të mbajtura më 17 nëntor 2007, ku ishin mbajtur edhe ato lokale përnjëherë, për zgjedhjet parlamentare kishin marrë pjesë në votime 54 për qind e numrit të votuesve të regjistruar. Në vitin 2007, numri i votuesve ishte 1 milion e 454 mijë e 174 votues. Ndërsa, numri total i qytetarëve të Kosovës të cilët kanë dalë në zgjedhje, ka qenë 628 mijë e 630 veta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas tri vitesh, më 12 dhjetor 2010, ishin mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kuvendin e Kosovës. Në ato zgjedhje pjesëmarrja në votime ishte 45.29 për qind. Duhet theksuar se numri i votuesve të regjistruar ishte më i madh se sa ai i vitit 2007, gjithsejtë 1 milion e 632 mijë e 276 votues. Ndërsa, numri i votuesve që kanë dal në secilin vendvotim në zgjedhjet e vitit 2010, ishte 706 mijë e 317 votues.
Edhe në zgjedhjet e vitit 2014, ishte rritur numri i votuesve të regjistruar, e po ashtu edhe i atyre që kanë votuar në secilin vendvotim, derisa përqindja e daljes së qytetarëve në zgjedhje kishte pësuar rënie, nga ato të vitit 2007 dhe 2010.
Në zgjedhjet e 8 qershorit 2014, pjesëmarrja në votime ishte 42.63 për qind. Për këto zgjedhje, numri i votuesve të regjistruar ishte 1 milion e 799 mijë e 23 votues, ndërsa, numri i votuesve që kanë votuar në secilin vendvotim ishte 734 mijë e 055 votues.
Kujtojmë se Lista Përfundimtare e Votuesve për zgjedhjet e vitit 2017, përmban 1 milion e 872 mijë e 941 emra të votuesve. Sipas të dhënave, numri i votuesve të rinj është: 155 mijë e 202 votues.
Prej tyre 118 mijë e 448 votues të rinj që pas Zgjedhjeve 2014 kanë arritur moshën 18 vjeç dhe që do të votojnë për herë të parë në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 11 qershor 2017. Ndërsa 36 mijë e 754 votues nuk kanë qenë në LPV 2014, e që mund të konsiderohen si votues të regjistruar për herë të parë në Regjistrin Qendror Civil midis dy palë zgjedhjesh, ose votues që janë pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës pas zgjedhjeve të vitit 2014.
Numri i personave që janë larguar si të vdekur pas zgjedhjeve të vitit 2014 është: 33 mijë e 542.
Në këto zgjedhje, numri i Qendrave të Votimit është: 889 (91 QV më shumë se në vitin 2014) me gjithsej: 2 mijë e 490 Vendvotime (116 Venvotime më shumë se në vitin 2014).